Loading…

29 autoritete lokale të Kosovës ende nën sistemin e Serbisë

  • 10/12/2016 | 21:46

29 autoritete lokale të Kosovës ende nën sistemin e Serbisë

Në Kosovë janë 29 autoritete lokale që punon me dhe nën sistemin e Serbisë.

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka deklaruar se fillimi i punës së gjykatësve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë së Kosovës nuk do të thotë se institucionet e Serbisë po shuhen në Kosovë dhe ka shtuar se të gjitha, 29 autoritetet lokale nga Kosova, do të vazhdojnë së ekzistuari dhe së punuar në sistemin e Serbisë.

“Shteti po tregon se nuk po shuhen institucionet që janë në sistemin serb”, ka thënë Drecun për rts.

Ai ka thënë se miliona euro janë paraparë për vitin e ardhshëm për investime në Kosovë nga Serbia.

Drecun ka shtuar se sivjet janë dyfishuar mjetet investuese të Serbisë në Kosovë dhe se do të ndërtohen tri shkolla e pesë qendra të mëdha shëndetësore të Serbisë që funksionojnë dhe vazhdojnë të funksionojnë në sistemin e Serbisë.

“Shteti po tregon se dëshiron të jetë i pranishëm dhe se nuk do të dëbohet nga ato hapësira”, ka thënë Drecun duke ka shtuar se Qeveria e Serbisë po investon në kthimin dhe në qëndrimin e serbëve në Kosovë, transmeton koha.

Ai ka theksuar se Serbia do të insistojë në formimin e Asociacionit të Komunave serbe dhe se ajo bashkësi do të financohet nga Serbia.

I pyetur nëse Kosova do ta kundërshtojë financimin e AKS-së nga Serbia, Drecun ka thënë se ky është kusht për mbijetesën e serbëve dhe se shqiptarët e kundërshtojnë këtë pasi e duan Kosovën etnikisht të pastër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë