Loading…

29 raste të reja në Kosovë, paralajmërohen masa të reja nga MSH’ja

  • 23/06/2022 | 12:33

29 raste të reja në Kosovë, paralajmërohen masa të reja nga MSH’ja

29 raste të reja  janë konfirmuar të enjten në Kosovë, ndërsa ministri i Ministria e Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka paralajmëruar për masa të reja kundër virusit.


Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 280 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 168.

Në 24 orët janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.830.280 doza të vaksinës.

823.629 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është shprehur i shqetësuar lidhur me rritjen e rasteve të infektimit me coronavirus ditëve të fundit në vend.

Derisa u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ai paralajmëroi se shumë shpejt do të nis edhe vaksinimi anti-COVID me dozën e 4-të.

Latifi po ashtu bëri të ditur se Komiteti do të takohet për të diskutuar për masat që duhet ndërmarrë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë