Loading…

29 vjeçari që vrau 51 myslimanë brenda xhamie pranon fajin e tij: Dënohet me burg të përjetshëm

  • 26/03/2020 | 16:59

29 vjeçari që vrau 51 myslimanë brenda xhamie pranon fajin e tij: Dënohet me burg të përjetshëm

Një vit pasi vrau rreth 51 besimtarë muslimanë në dy xhami në Australi, I akuzuari për terrorizëm pranoi fajin e tij, transmeton Gazeta Metro.


Brenton Harrison Tarrant, 29 vjeçari u deklarua fajtor për 51 akuza për vrasje, 40 vrasje në tentativë dhe një akuzë për terrorizëm.

Ky sulm u cilësua si më vdekjeprurësi në historinë moderne të Zelandës së Re, dhe bëri që qeveria të nxitonte me ligje të armëve që ndalonin shumicën e armëve gjysmë automatike.

Tarrant ishte planifikuar të dilte në gjyq në qershor. Kërkim falja e tij erdhi si një surprizë dhe lehtësim për familjarët e viktimave, e të mbijetuarit nga sulmi.

Pranimi për fajin erdhi në një seancë gjyqësore në një kohë që Zelanda e Re ka nisur me bllokimin katër javor, për të parandaluar koronavirusin.

Tarrant u shfaq nga qelia e tij me video, dhe vetëm disa njerëz ishin prezent Brenda sallës së gjyqit. Ai do dënohet me burgim të përjetshëm./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë