Loading…

29-vjeçarja nga Kosova mund kancerin: Kini durim, sepse çdo gjë kalon me ndihmën e të madhit Zot

  • 25/10/2020 | 22:57

29-vjeçarja nga Kosova mund kancerin: Kini durim, sepse çdo gjë kalon me ndihmën e të madhit Zot

Sot është shënuar Dita Botërore Kundër Kancerit të Gjirit, derisa kësaj beteje të gjatë e të mundimshme ka pasur fatin ta kaloj Fitore Zenelaj, një vajzë nga Kosova, shkruan Gazeta Metro.


Ajo përmes një postimi tregoj se ishte shëruar plotësisht nga kjo sëmundje.

Ajo i fton të gjithë ata që kanë sëmundje të ndryshme që mbështetjen ta gjejnë te Zoti.

“Sot me 25 tetor në ditën botërore të kancerit të gjirit më është konfirmuar shërimi i plotë, pra trupi im nuk ka asnjë qelizë kancerogjene të pranishme. Uroj me zemër që të gjithë të sëmurët të shërohen. Kini durim, sepse çdo gjë kalon me ndihmën e të madhit Zot. Ai na sprovon, na forcon dhe padyshim, na shëron. Mos harroni ta vini vetveten në radhë të parë, është ilaçi kryesor i çdo sëmundjeje”, ka shkruar ajo në Facebook./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë