Loading…

29 vjet nga Deklarata e 2 korrikut

  • 02/07/2019 | 08:40

29 vjet nga Deklarata e 2 korrikut

Sot janë mbushur 29 vjet që kur u miratua Deklarata Kushtetuese e pavarësisë së Kosovës që njihet si 2 Korriku, shkruan Gazeta Metro.


Këtë Deklaratë e miratuan delegatët e atëhershëm duke e shpallur Kosovën njësi të veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

2 Korriku shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme socialiste në federatën jugosllave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë