Loading…

3.1 milionë euro për rregullimin e shtratit të lumit Sitnica

  • 10/07/2019 | 09:53

3.1 milionë euro për rregullimin e shtratit të lumit Sitnica

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Komunës së Mitrovicës Jugore i janë ndarë 7 milionë euro për 5 projekte kapitale, kryesisht në rregullimin e shtretërve të lumenjve të Mitrovicës dhe për hapësira të gjelbëruara.

Mbi 3 milionë euro do të investohen për rregullimin e shtratit të lumit Sitnica në Mitrovicë, një prej projekteve më të mëdha, i cili do të realizohet sivjet. Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës ka parashikuar realizimin e disa projekteve, kryesisht në rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe për krijimin e zonave të gjelbëruara, të cilat do të realizohen me buxhetin e kësaj Ministrie.

Ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor i Republikës së Kosovës, Fatmir Matoshi, ka njoftuar se ia ka ndarë Komunës së Mitrovicës 7 milionë euro për pesë projekte, të cilat do të realizohen në Mitrovicë, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Natyrisht në këto projekte do të kontribuojë edhe Komuna e Mitrovicës, e cila në vazhdimësi ka realizuar projekte për mbrojtje të ambientit dhe për krijimin e zonave të gjelbëruara. Sipas Matoshit në Mitrovicë do të realizohen pesë projekte të mëdha, ndërsa projekti më i madh është ai i rregullimit të shtratit të lumit Sitnica.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë