Loading…

3 dhjetori – Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara

  • 03/12/2016 | 09:48

3 dhjetori – Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Mbi një milliard njerëz, ose rreth 15 për qind e popullsisë së botës, jetojnë me një formë të aftësisë së kufizuar.

Shumica e tyre ndodhen në shoqëri të varfra dhe nuk kanë qasje të barabartë në burimet themelore, të tilla si arsimi, punësimi dhe kujdesi shëndetësor.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara,  parasheh që shtetet duhet të marrin masa të duhura për t’u siguruar personave me aftësi të kufizuar jetesë të barabartë me të tjerët, qasje në mjediset fizike, transport, informacione, arsim, punësim, komunikim si dhe ofrimin e  shërbimeve të tjera për t’u mundësuar atyre që të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës.

HANDIKOS ka shënuar dje këtë ditë, ku në një konferencë për media është thënë se institucionet e Kosovës duhet zbatuar Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, zbatim të ligjeve, njohje dhe respektim të drejtave, krijim të qasjes dhe ofrim të shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese, përfshirje në arsim dhe krijim të kushteve të përgjithshme për pjesëmarrje të barabartë në shoqëri të personave me aftësi të kufizuara.

Ndërsa, institucionet e Kosovës nuk kanë paralajmëruar ndonjë aktivitet për ta shënuar këtë ditë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë