Loading…
3 fakte interesante që nuk i dini rreth Kongresit Amerikan
  • 11/02/2019 | 15:48

3 fakte interesante që nuk i dini rreth Kongresit Amerikan

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës supozohet të hartojë ligje, që janë në të mirë të amerikanëve, transmeton Gazeta Metro.


Por përveç ligjeve, brenda objektit të Kongresit ndodhin disa gjëra që jo shumë persona janë të informuar rreth tyre.

Gazeta Metro iu sjellë 3 fakte për Kongresin Amerikan.

1.Ata urdhërojnë stafin e tyre që të redaktojnë shkrimet në Wikipedia

Stafi në Kongres i duhet që të redaktojë faqet në Wikipedia, të kongresmenëve për të cilët punojnë.

Madje, në vitin 2014, Wikipedia e ndaloi Kongresin që të bëj redaktime në këtë faqe interneti për 10 ditë. Kjo pasi që faqja nuk mund të konfirmojë origjinën e sakte të redaktimeve, sepse i gjithë Kongresi ka një adresë të vetme IP.

2.Vetëm një anëtar i Kongresit votoi kundër përfshirjes në Luftën e Dytë Botërore

Bombardimi i Pearl Harbor më 7 dhjetor të vitit 1941, ishte pika që detyroi SHBA’në të hyjnë në Luftën e Dytë Botërore.

Megjiatë, presidenti i atëhershëm, Franklin D. Roosvelt, nuk mund të deklaronte i vetmë se po hyn në luftë. Për një gjë të tillë duhet të votonte edhe Kongresi Amerikan.

Kundër hyrjes në luftë votoi vetëm një anëtare, Jeanette Rankin, që ishte përfaqësuese nga Montana dhe gruaja e parë e zgjedhur ndonjëherë në Kongres.

“Si një grua nuk mund të shkoj në luftë, dhe unë nuk pranoj të dërgoj askënd tjetër”, kishte thënë ajo.

3.Një sirtar brenda Kongresit është i mbushur me ëmbëlsira

Sirtari 80 brenda Kongresit Amerikan njihet edhe si ‘’sirtari i ëmbëlsirave’’.

Kjo për arsye se brenda tij ka ëmbëlsira dhe bonbone, të cilat janë në dispozicion falas për të gjithë anëtarët e Kongresit./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë