Lidhjet mes një qifti shpesh mund të jenë në një krizë dhe ato kalohen apo edhe vjen deri tek ndarja.
Janë edhe gënjeshtrat që ndihmojnë në shkatërrim të një lidhje dhe shpesh mund edhe të rregullohen nëse nuk gënjehet.
Më poshtë gjeni tri gënjeshtra që mendohet se shkatërrojnë lidhjen tuaj:
1. Gjithçka është në rregull
Kur diçka është duke iu penguar ju duhet të flisni rreth atij problemi. Ndoshta ju po i ikni grindjes apo jeni lodhur duke diskutuar, ndoshta jeni i/e lodhur apo i/e zënë me punë dhe nuk keni kohë. Mirëpo në vend që të thoni “gjithçka është në rregull” kur nuk është, thoni kjo po më pengon mua do të flasim pas punës rreth kësaj.
2. Bëj ç’të duash, mua nuk më intereson
Ndoshta ndonjëherë vërtetë nuk jeni i/e interesuar dhe dëshironi të leni vendimin në duart e tij/saj por nëse ju intereson mos i ikni kompromisit. Thoni atë që ju mendoni se është e drejtë dhe dialogoni për një zgjidhje të pëlqyeshme nga të dy palët.
3. Në rregull do të qëndroj me ty sonte
Nëse situata mes jush është e tensionuar dhe ju keni nevojë për kohë larg tij/saj, thoni këtë. Nëse qëndroni me të dashurin/en në një situatë të tensionuar, pa dëshirën tuaj, do të fillojnë grindjet mes jush./gazetametro.net