Loading…
3 kërkesat e Thaçit për Merkelin dhe Macronin në Berlin
  • 21/04/2019 | 19:21

3 kërkesat e Thaçit për Merkelin dhe Macronin në Berlin

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të ketë 3 kërkesa, njëri nga to është liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e 29 prillit në Berlin, transmeton Gazeta Metro.


Thaçi ka zbuluar 3 kërkesat kryesore që do t’i ketë në Berlin për kancelaren Merkel dhe presidentin Macron:

  1. Të liberalizojnë vizat për Kosovën, ta respektojnë marrëveshja që e ka pasur Kosova me BE;
  2. Pesë vendet anëtarë të BE’së që nuk e kanë njohur Kosovën, të binden nga Merkel dhe Macron
    ta njohin sa më shpejt pavarësinë e Kosovës;
  3. Ta bindin Serbinë ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe t’i bëjnë presion Serbisë ta pranojë gjenocidin që ka bërë  në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi ka thënë se nga Merkel dhe Macron do të kërkojë respektimin e marrëveshjes për qytetarët e Kosovës, pra një kërkesë unike që do të jetë në Berlin nga ky i fundit është liberalizimi i vizave për kosovarët.

“Në Berlin nuk do të ketë dialog dhe ballafaqim Kosovë-Serbi, ajo që pres dhe një lloj konfirmimi nga Macron dhe Merkel ta mbështesin Kosovën për liberalizimin e vizave, pasi kjo është një kontratë, nësë kjo nuk ndodhë për Kosovën ky takim është i kotë dhe shumë i zbehtë”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi ka thënë është një rritje e madhe e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, por ai tha se ky takim mund të jetë zhgënjyes.

Takimi i Berlinit pritet të mbahet me 29 prill, ku dy liderët e vendit Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj pritet të jenë të pranishëm në këtë samit, po ashtu aty do të jenë edhe homologët e tyre, Aleksandar Vucic dhe Ana Brnabic./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë