Çdokush që dëshiron të ketë një kafshë për ta mbajtur në shtëpi e di se kjo kërkon përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.
Qenit, maces apo ndonjë kafshe tjetër i duhet kohë që të ambientohet me ju dhe me ambientin shtëpiak ku do të jetojë, shkruan Business Insider, transmeton gazetametro.net
Në SHBA, këtë gjë e kanë kuptuar edhe disa kompani, të cilat kanë filluar t’u ofrojnë punëtorëve pushime të paguara nëse ata vendosin të mbajnë kafshë në shtëpi.
Më poshtë i kemi listuar 3 kompani të cilat ofrojnë pushime me pagesë për punëtorët që marrin kafshë në shtëpi:
MARS PETCARE
‘Mars Petcare’ ishte kompania e parë që aplikoi këtë rregull. Kompania u ofron punëtorëve 10 orë pushim të paguara kur të marrin kafshë në shtëpi. Pas kësaj, secili punëtor ka të drejtë ta marrë kafshën e vet në punë.
BITSOL
Një kompani e teknologjisë e quajtur ‘BitSol’ u ofron punëtorëve një javë të plotë pushim të paguar. Pronari i kompanisë thotë se ‘kafshët shtëpiake janë si bebet, prandaj duhet të ketë pushim edhe për to’.
BREWDOG
Fabrika skoceze e birrës BrewDog sapo ka filluar të ofrojë një javë pushim me pagesë për punëtorët me kafshë. Kjo kompani thotë se ‘i do shumë qentë’ dhe se ‘dëshiron të bëhet kompani shumë e mirë për të punuar’. /gazetametro.net