Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. përmes një komunikatë për media ka njoftuar konsumatorët e lagjes “Velania”,”Dodona” dhe “Sofali” në Prishtinë, se për shkak të një defekti teknik në linjën primare TM Mirdite Dodona OD 500 mm, nga orët e vona të ditës se djeshme u është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm lagjeve të lartëcekura, shkruan gazetametro.net
“Kontraktorët tanë në bashkëpunim me stafin e KRU-Prishtina po punojnë intenzivisht në zgjidhjen e problemit, ku presim që deri në orën 14:00 të vazhdojmë me furnizim të zakonshëm me ujë të pijshëm” thuhet në fund të komunikatës nga kjo kompani, e cila gjithashtu ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët. /gazetametro.net