Loading…

3 librat që e çuan Will Smithin drejt suksesit

  • 21/09/2019 | 08:21

3 librat që e çuan Will Smithin drejt suksesit

Will Smith është një aktor Amerikan, regjisor, rreper, dhe kompozitor. Ai e ka shijuar suksesin në televizion, filma dhe muzika. Në prill të 2007, Newsweek e quajti atë “Aktori më i fuqishëm në Hollywood”, shkruan Gazeta Metro.


Më poshtë ju sjellim që e çuan Will Smithin drejt suksesit

1. Alkimisti nga Paulo Coelho

Pak libra mund ta ndryshojnë përgjithmonë jetën tuaj, por ky libër është provuar të jetë një prej tyre. Alkimisti është një fabul e këndshme që ndjek udhëtimin aventuresk të një bariu duke luajtur me nocionin se kur doni diçka në jetë, universi do të komplotojë për t’ju ndihmuar ta arrini atë.

Kjo histori frymëzuese kishte një ndikim të thellë tek Will Smith, i cili e ka cilësuar vazhdimisht atë si librin e tij të preferuar të të gjitha kohërave. Në një intervistë për Tavis Smiley Show, Smith arriti në përfundimin se si libri magjik ndryshoi pikëpamjen e tij mbi jetën,

“Unë besoj se mund të krijoj çdo gjë që dua të krijoj. Ndihem shumë mirë që ne jemi pikërisht ata që zgjedhim të jemi.”

2. “Outliers: Historia e suksesit” nga Malcolm Gladwell

Ky është lloji i librit që ndryshon mënyrën se si ju e shihni veten dhe të tjerët. “Outliers: Historia e suksesit” është një enë e shkrirjes së fakteve, anekdotave dhe një histori simpatike ku autori gërmon thellë në arsyet e vërteta pse njerëzit më të suksesshëm (outliers) janë aq të ndryshëm.

Në USA Today, Will Smith vuri në dukje një fjali të këtij libri, “Po lexoja Outliers të Malcolm Gladwell dhe ai flet për konceptin prej 10,000 orësh. Pra ju nuk shkoni në asnjë nivel mjeshtërie pa bërë 10,000 orë.”

Shikimi i Will Smith në ekran për disa minuta është provë e mjaftueshme se ai e ka arritur këtë nivel mjeshtërie. Po ju a i keni përfunduar 10.000 orët duke bërë atë që doni? Nëse jo, çfarë po ju ndalon?

3. “Baba i pasur, Baba i varfër” nga Robert T. Kiyosaki

Ky është libri që do të largojë mentalitetin tuaj dhe do të ndryshojë mënyrën se si i shihni paratë dhe investimin.

Autori Kiyosaki detajon përvojën e tij personale me babanë e tij të vërtetë (i cili ishte i varfër) dhe babi i mikut të tij më të mirë (i cili ishte i pasur). Të dy burrat ndihmuan në formimin e perspektivës së tij mbi financat dhe e bënë atë të bëhet autori më i mirë dhe trajneri financiar që ai është sot./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë