Loading…

3 nxënëse denoncojnë drejtorin e shkollës për ngacmim seksual

  • 26/02/2017 | 13:27

3 nxënëse denoncojnë drejtorin e shkollës për ngacmim seksual

Një skandal ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Kozare të Kuçovës, Shqipëri. Drejtori i shkollës ka ngacmuar seksualisht 3 nxënëse.


Janë pikërisht 3 vajzat të cilat kanë bërë denoncim në polici ndaj drejtorit të shkollës.

Burime nga policia e Beratit thanë se 3 nxënëset kanë shkuar së bashku me prindërit e tyre për të bërë kallëzimin penal me akuzën e ngacmimit seksual, raporton “Syri”.

Pas denoncimit, policia mësohet se ka bërë edhe ndalimin e drejtorit të shkollës 9-vjeçare.

Mësohet se i ndaluari është Ajaz Ajazi, 63 vjeç i cili prej disa vitesh ishte drejtor i shkollës.

Sipas policisë ngacmime seksuale dyshohet se kanë ndodhur gjatë 3 muajve të fundit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë