Loading…

3 shenjat e zodiakut që janë ende të fiksuar pas ish-it të tyre

  • 10/02/2024 | 08:12

3 shenjat e zodiakut që janë ende të fiksuar pas ish-it të tyre

Një studim i vitit 2017, i publikuar në “Journal of Positive Psychology”, zbuloi se një personi mesatar i duhet rreth tre muaj për të harruar ish-in. Por për disa njerëz, pa marrë parasysh se sa kohë ka kaluar, e kanë të vështirë të mos jenë ende të dashuruar me ish-in e tyre.


Demi

Demi njihet si një nga shenjat që kur bie në dashuri me dikë, bie ngadalë, por fort. Duke ditur këtë fakt, ata e kanë më të vështirë për të kapërcyer dhimbjet e zemrës.

Sipas astrologes, Clarisse Monahan, Demi është jashtëzakonisht romantik dhe priret ta shikojë partnerin si shpirtin e tyre binjak. Demat janë shenja shumë besnike dhe të besueshëm.

“Ata i kushtojnë shumë rëndësi zgjedhjes së partnerit të tyre dhe pasi të kenë investuar kohë e përpjekje, e kanë të vështirë ta lënë atë të shkojë,” thotë Monahan.

Akrepi

Ashtu si Demi, Akrepi bie ngadalë në dashuri dhe është akoma më i ngadaltë për të kapërcyer një ndarje. Akrepat nuk e investojnë kohën dhe energjinë e tyre për askënd.

“Duke qenë një nga shenjat më të përqendruara te marrëdhëniet, Akrepi priret të jetë mjaft i fiksuar pas kërkimit të dashurisë”, thotë astrologia, Clarisse Monahan.

Kur një lidhje përfundon, atyre u pëlqen të ndihen sikur janë ende të lidhur me ish-in , edhe nëse ky i fundit ka vazhduar me jetën e tij të re. Akrepët gjithashtu duan të mendojnë se kanë një lidhje më të thellë me një ish, se me këdo tjetër që vjen pas.

Peshqit

Peshqit nuk kanë domosdoshmërisht kufij të shëndetshëm në një marrëdhënie dhe kjo zakonisht çon në ndarje, thotë astrologia Clarisse Monahan. Meqenëse Peshqit udhëhiqen nga Neptuni, i cili ka të bëjë me imagjinatën, ëndrrat e shpirtëroren, ata e perceptojnë ndryshe dashurinë.

Atyre nuk u intereson nëse një marrëdhënie ka mbaruar; ata ende do të përpiqen të jenë në jetën e ish-it të tyre në një farë mënyre. Për shkak të kësaj, është e natyrshme që ata të kenë ende ndjenja të vazhdueshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë