Loading…
3 vjeçarja u pa duke ‘bredhur’ rrugëve: Arrestohet nëna e saj për neglizhencë ndaj vajzës
  • 25/08/2019 | 18:59

3 vjeçarja u pa duke ‘bredhur’ rrugëve: Arrestohet nëna e saj për neglizhencë ndaj vajzës

Policia arrestoi një grua, 40 vjeçare për neglizhencë pasi vajza e saj 3 vjeçare u gjet rrugëve të Newquay në ora 3:30 të mëngjesit,transmeton Gazeta Metro.


Një vajzë tre-vjeçare u gjet duke bredhur në rrugë  herët në mëngjes dhe kjo bëri që policia të arrestonte nënën e saj për neglizhencë ndaj vajzës së vogël. Vajza e vogël u vu re rreth orës 3.30 të mëngjesit në Newquay, Cornwall dhe u mor nga shërbimet shoqërore.

Policia nuk ishte në gjendje t’i gjente prindërit e saj dhe e gjeti shtëpinë e familjes bosh.Policia Devon dhe Cornwall kanë shkruar në Twitter: ‘Një fëmijë tre vjeç u gjet në rrugë në orën 3.30 të mëngjesit, prindërit nuk ishin në shtëpi dhe kështu fillojnë hetimet për neglizhencën e fëmijës.’

Organizata Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve këshillon që ligji të përcaktojë se asnjë fëmijë nuk duhet të lihet vetëm nëse ata rrezikohen, dhe thonë që fëmijët nën 12 vjeç zakonisht nuk janë aq të pjekur sa të lihen vetëm./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë