Loading…

30 ditë paraburgim ndaj dy serbëve të cilët dyshohen se e sulmuan KFOR’in në veri

  • 31/05/2023 | 16:49

30 ditë paraburgim ndaj dy serbëve të cilët dyshohen se e sulmuan KFOR’in në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dy serbëve R.P dhe D.O., nën dyshimin për përfshirje në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve.


Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Gjykatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në njofitm thuhet se R.P dhe D.O dyshohen se kanë bashkëkryer veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, nga neni 127, paragrafi 2 lidhur me nenin 114, paragrafi 2 dhe nenin 31 të KPRK–së, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, nga neni 167, paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK –së, “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402, paragrafi 5 lidhur me pagagrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK –së dhe veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” nga neni 404, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve  R.P dhe D.O  dhe të njëjtëve  ju ka caktuar masën e paraburgimit  në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secalin”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të  paraburgimit dhe ka gjetur se kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar, ngase ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit R.P dhe D.O kanë kryer veprat  penale për të cilat dyshohen dhe se janë plotësuar edhe kushtet e kërkuara me ligj për caktimin e paraburgimit.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, të martën përmes raportit 24 orësh të Policisë, u bë e ditur se të arrestuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“RREZIKIM I PERSONAVE NËN MBROJTJE NDËRKOMBËTARE & PJESMARRJE NË TURMË QË KRYEJNË VEPËR PENALE DHE HULIGANIZËM /Prishtinë  29.05.2023 – 18:30. Për shkak të dyshimit se kanë qenë të përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, dy meshkuj  K-Serb me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës janë dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhej në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë