Gjyqtari i procedurës praraprake, në Gykatën Themlore në Prishtinë, sot ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për tre të arrerstuarit nën dyshimin për vjedhjen e telefonit personal tw Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandwr Lumezi.
Këtë e ka konfirmuar pwr gazetametro.net avokatja e njërit prej të dyshuarve, Fetije Islami e cila thotë se i dyshuari kryesor për vjedhje duket se është në arratisje.
Ndërsa, klienti i saj me inicialet M. G., sipas Islamit ka qëlluar rastësisht në shoqëri me të dyshuarit, gjatë arrestimit të tyre.
Avokatja e të dyshuarit M.G, Fetije Islami, ka thënë për Gazeta Metro se klienti i saj, është i pafajshëm, pasiqë ka treguar në detaje se si ka rrjedhur ngjarja dhe sipas deklarimeve të tij, ai nuk ka kryer vepër penale e as dyshim në këtë çështje.
“E mbështes nga ana morale deklaratën e të mbrojturit tim i cili gjatë seancës së sotme ka deklaruar se është i pafajshem. Tani jemi në fazën e hetimeve, por gjatë seacës së sotme i dyshuari M.G, me veprimet e tij që ka shpjeguar sot, ka dëshmuar se nuk ka veper penale as dyshim”, ka thënë avokatja Islami.
Sipas Islamit, klienti i saj, nuk ka qenë i involvuar në ngjarje, por ka qëlluar nën shoqërimin e shokëve të cilët tanimë janë të dyshuar për vjedhjen e telefonit të kryeprokurorit, Aleksander Lumezi.
“I dyshuari M.G, gjatë seancës dëgjimore, ka treguar për rrjedhjen e ngjarjes, se si ka ndodhur vjedhja, por fatkeqësia e tij është se ka qëlluar në vendin e ngjarjes me shokë që kanë qenë të involvuar, andaj presim dëshmitë”.
Avokatja Islami ka theksuar se arratisja e personit të katërt L.K, mund të jetë akteri kryesor i ngjarjës, duke ditur se është arratisur.
Avokatja Islami, ka thënë se do të ushtrojë ankesë për masën e paraburgimit të klientit të saj. /gazetametro.net