Kryeministri ka thënë se është i patolerueshme fakti që 30 % e qytetarëve në Kosovë, nuk besojnë që COVID-19 është real, shkruan Gazeta Metro.
Kryeministri tha se do të realizohej edhe një strategji e re komunikuese në mënyrë që të bindeshin qytetarët për të besuar në vërtetësinë e virusit.
“ Do të fillojmë me reportazh të rregullt nga Klinika Infektive, në mënyre që t’iu tregojmë qytetarëve se me çfarë përballen pacientët. Në bazë të vlerësimeve, 30 % e qytetarëve në Kosovë, nuk besojnë që COVID është real, nuk besojnë që ai është i rrezikshëm. Kjo është e patolerueshme”, ka thënë Hoti
Në Kosovë ka edhe fytyra publike që kanë mohuar ekzistencën e koronavirusit, në mesin e tyre edhe Labinot Tahiri.
Përkundër rasteve të në rritje dhe gjendjes alarmante ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 12 pacientë me koronavirus, ka persona që nuk besojnë që ekziston koronavirusi./gazetametro.net