1782 – Britania njeh paraprakisht pavarësinë e Shteteve te Bashkuara, gjatë bisedimeve në Paris, të cilat përfunduan pas 1 viti me njohjen e plotë përfundimtare të shtetit të ri në hemisferën perëndimore.
1835 – Në Florida të shtetit Misuri lindi Samuel Langhorne Klemens – gazetar, satirist, humorist, shkrimtar i njohur.
1872 – Në Glaskow, zhvillohet ndeshja e parë ndërkombëtare e futbollit midis Skocisë dhe Anglisë. Takimi, në prani të 4 mijë spektatorëve, përfundoi 0 me 0.
1912 – Durrësi pushtohet nga trupat serbe; ushtarët futen në det me gjithë kuaj duke bërtitur “Rroftë deti serb!” Ndërkohë, Britania ndryshon mendimin që Shkodra t’i jepej Malit të zi, duke thënë se shkëputja e këtij qyteti nga Shqipëria është e pamundur.
1998 – Deutsche Bank njofton për marrëveshjen me vlerë 10 miliardë dollarë amerikanë për blerjen e Bankers Trust, duke krijuar institucionin më të madh financiar në botë.
2011 – Leka Zogu II në bazë të Statusit Mbretëror të 1928, shpallet pretendent i fronit mbretëror të shqiptarëve, pas vdekjes së babait, Leka Zogu I.