Petrit Bylykbashi, dizajner nga Prishtina, pak më herët ka ka konfirmuar se është prekur nga koronavirusi, teksa u ka bërë thirrje të gjithë personave që i takoi që të konsultohen me mjekët, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai u bëri thirrje që personat që u takuan me të gjatë këtyre dy javëve, të takohen me mjekët.
Shkrimi i plotë:
Te dashtunit e mi,
Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus.
Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e metutjeshme.
Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket.
Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia. Ju dua shume./gazetametro.net
https://www.facebook.com/petrit.bylykbashi/posts/10156944517597470