Loading…

3002 qytetarë në Kosovë kanë humbur betejën me COVID-19

  • 26/01/2022 | 10:46

3002 qytetarë në Kosovë kanë humbur betejën me COVID-19

Qeveria e Kosovës po mbanë seancën e rradhës, shkruan Gazeta Metro.


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në këtë mbledhje ka folur për situatën me virus në vend, duke thënë se masat janë vendosur për t’u ruajtuar nga COVID-19.

Kurti tha se respektimi i masave anti-Covid është arma e vetme kundër virusit, ndërsa ka bërë thirrje për vaksinimin me dozën e tretë.

“Neve po na duhet të kujdesemi si për shëndetin e popullsisë, po ashtu edhe për kapacitetet e shëndetësisë. Të gjithë i dijmë kushtet në spitalet tona. Nga koronavirusi humbëm më të dashurit tonë, 3002 qytetarë të këtij vendi, pardje është shënuar viktima e 3000-të, ju shpreh ngushëllimë miqve dhe familjarëve tanë. Përballë kësaj gjendje, qëllimi kryesor është të shpëtojmë jetë. Ne duhet të përkujdesemi ta izolojmë këtë virus që ne të mos izolohemi nga virusi. Zbatimi i masave të IKSHPK-së janë arma e vetme ndaj këtij virusi. Vlerësimi shkencor i paraprin çdo veprimi politik a qeveritar. U bëj thirrje të gjithëve të vaksinoheni, t’i ftoni të tjerët të vaksinoheni. Ta marrim dozën e tretë përforcuese. Ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjetrit, e të secilit.”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë