Loading…

31 pacientë me COVID-19 pozitvë po marrin trajtim spitalor

  • 13/06/2021 | 12:45

31 pacientë me COVID-19 pozitvë po marrin trajtim spitalor

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se bazuar në raportimet nga Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 116 pacientë nga Covid-19, 31 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 85 me oksigjeno-terapi.


Sipas raportit, në QKUK janë të shtrirë 85 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 68 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 18 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 31 pacientë

13 të konfirmuar pozitivë

17 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 17 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 0 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë