Loading…

31 të vdekur nga rrëmuja në Qerbela për festën e Ashureve

  • 10/09/2019 | 23:15

31 të vdekur nga rrëmuja në Qerbela për festën e Ashureve

Të paktën 31 njerëz vdiqën, dhe 100 të tjerë u plagosën, gjatë ritualeve fetare myslimane shiite të Festës së Ashurës në qytetin e shenjtë jugor të Irakut, Qerbela. Zyrtarë irakian njoftuan se ka shumë të lënduar pas trazirave dhe priten viktima të tjera, transmeton Gazeta Metro.


Numri i vdekjeve, të cilin e bëri të ditur ministria e Shëndetësisë në Irak, pritet të rritet, pasi disa persona janë në gjendje kritike.

Ministria nuk bëri të ditur se si ndodhi ngjarja, por një zyrtar i tha agjencisë Reuters se incidenti ndodhi gjatë ikjes në rrëmujë në hyrje të një ndërtese.

Raportohej se rrëmuja kishte nisur kur një pelegrin ishte rrëzuar derisa mijëra po kryenin ritualin.

Pelegrinazhi vjetor, që shënon vdekjen e Huseinit, nipit të profetit Muhamed, në betejën e vitit 680’të, tërheq qindra mijëra myslimanë shiitë, nga e gjithë bota në Qerbela.

Vdekja e Huseinit në një betejë në Qerbela mbi udhëheqjen e bashkësisë islame është një nga ngjarjet përcaktuese në ndarjes midis myslimanëve shiitë dhe sunitë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë