Loading…

317 vjet nga Kuvendi kishtar i Arbërit

  • 14/01/2021 | 20:18

317 vjet nga Kuvendi kishtar i Arbërit

Kuvendi u mbajt në Mërqi, afër Lezhës, dhe u organizua nga Koncili i Kishës Katolike në trojet Shqiptare, me dëshirën e Papës Klementit XI Albanit, me prejardhje shqiptare, i cili këtë ngjarje të madhe kishtare e kombëtare ia besoi kryeipeshkvit të asaj kohe të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviçit.


Vendimet e Kuvendit të Arbërit qenë të rëndësishme për rregullimin e brendshëm të jetës dhe veprimtarisë kishtare, për rigjallërimin e fesë dhe në anën tjetër për nxitjen drejtuar popullsisë shqiptare për mbrojtjen e vlerave dhe të identitetit kombëtar.

Aktet e Kuvendit u botuan në Romë më 1706. Botimi i dytë, me disa shtesa latinisht, u përkthye nga dom Engjëll Radojës më 1868. Në këto akte gjendet material dokumentar për gjendjen ekonomike të shqiptarëve në atë kohë, për gjeografinë, për çështjet e shkollimit, për situatën e lirisë njerëzore e fetare, për të drejtat njerëzore. Gjithashtu teksti shqip i Kuvendit të Arbërit është një dëshmi e rëndësishme e 1706-es edhe për historinë e shkrimit të shqipes. / GazetaMetro

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë