Loading…

34 mijë euro gjoba ndaj bizneseve që kryen shkelje pas situatës së krijuar nga koronavirusi

  • 23/03/2020 | 15:36

34 mijë euro gjoba ndaj bizneseve që kryen shkelje pas situatës së krijuar nga koronavirusi

Rreth 34 mijë euro është vlera e gjobave që ka shqiptuar Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ndaj bizneseve për të cilat është konstatuar se kanë kryer shkelje ligjore pas situatës së krijuar me koronavirus, ka thënë për drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj.


Autoritetet kanë njoftuar se bizneset që nuk respektojnë masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, ku përfshihet dhe mosngritja e çmimeve të produkteve, do të gjobiten nga 125 deri në 1,000 euro.

Murtezaj ka thënë se në periudhën 12-20 të muajt mars janë raportuar 3705 raste online.

“Nga shifra e përgjithshme, 1621 janë verifikuar nga inspektorët në terren, për 246 raste është konstatuar se ka pas shkelje ligjore dhe janë dërguar në njësinë për shqiptim të gjobave, njësi kjo që funksionon në kuadër të ATK-se dhe 42 raste janë deleguara të inspketorati i tregut “, shtuar mes tjerash ai për REL.

Sipas Murtezajt, aktualisht në terren janë 60 inspektorë të kësaj Administrate.

Përndryshe, deri më tani në Kosovë është raportuar për 33 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik me qëllim të luftimit të kësaj sëmundjeje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë