Loading…

35 të vdekur nga tërmeti në Izmir, mes tyre edhe dy kosovarë

  • 31/10/2020 | 19:40

35 të vdekur nga tërmeti në Izmir, mes tyre edhe dy kosovarë

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Izmirin ka arritur në 35. ku dy nga ta janë nga Kosova.


Autoriteti për Menaxhimin e Emergjencave dhe Katastrofave (AFAD) ka njoftuar se numri i të plagosurve si pasojë e tërmetit më magnitudë 6,6 është rritur në 880.

Sipas AFAD, pas tërmetit të parë janë regjistruar edhe të paktën 484 pasgoditje ku 37 prej tyre kanë qenë me magnitudë mbi 4.0.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë se 243 persona janë duke marrë trajtim mjekësor, shtatë janë në kujdes intensive, derisa tre persona janë në gjendje kritike.

Ndërkohë që Ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit Murat Kurum ka thënë për mediat se të paktën 100 persona kanë arritur të nxirren të gjallë nga rrënojat.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë