Loading…

3500 vende të lira: UP hap konkursin për studentët e rinj

  • 12/09/2019 | 12:35

3500 vende të lira: UP hap konkursin për studentët e rinj

Universiteti i Prishtinës nesër pritet ta shpallë konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj në tri nivelet e studimit: bachelor, master dhe doktoratë ku do të regjistrohen 3500 studentë, shkruan Gazeta Metro.


Kështu tha prorektori për Mësim dhe Çështje të Studentëve, Hysen Bytyqi. Ai tha se edhe vendimi i Ministrisë së Arsimit për rritjen numrit të studentëve në Mjekësi ka filluar të zbatohet që nga e hëna, pasi që është vendim i obligueshëm.

Të premten pritet të shpallet konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në të tria nivelet e studimit në Universitetin e Prishtinës. Janë të lira mbi 3 500 vende.

“Do të shpallen për aplikim të kandidatëve 150 programe studimore, prej tyre 70 në nivelin bachelor, 65 në master dhe 15 programe për studime të doktoratës. Numri i përgjithshëm i studentëve apo i vendeve të lira janë gjithsej 3534 vende. Në nivelin master do të jenë 2425 studentë dhe 116 studentë në studimet e doktoratës”, ka saktësuar për Radio Kosovën prorektori Bytyqi.

Ai po ashtu tha se që nga e hëna ka filluar të zbatohet edhe vendimi i Ministrisë së Arsimit për ta rritur numrin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, me 75 studentë në programin Mjekësi e Përgjithshme dhe 59 studentë në Infermieri.

Në konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj, UP është e obliguar me rregullore që 17 për qind të numrit të përgjithshëm të studentëve që regjistrohen të jenë nga komunitetet pakicë dhe studentëve jashtë Kosovës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë