Treni Alfa-X, pritet të lansohet më 2030-ën mund ta arrijë shpejtësinë deri në 360 kilometra në orë dhe përmban dhjetë vagonë, trasnmton Gazeta Metro.
Alfa-X ka ngjyrë gri dhe “hundën” e gjatë rreth 22 metra. Ky tren, po ashtu, nga sot do të testohet në një periudhë trevjeçare ndërsa shteti po përgatitet që të zgjerojë rrjetin e “trenave plumb” (“Bullet Train”).
Alfa-X është i pajisur me një mori teknologjish të tjera, ka frenim ajror dhe frenim konvencional në çati i kontrolluar nga pllakat magnetike pranë shinave, përcjell Koha.net. Po ashtu, amortizatorët me ajër do të përdoren për të mbajtur trenin të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm.
Treni Alfa-X, vjen me disa veçori të tjera që e bëjnë më pak të ndjeshëm ndaj tërmeteve ndërsa “hunda” e tij është e dizajnuar që të reduktojë zhurmën dhe presionin në shpejtësitë ekstreme dhe e bën trenin më të sigurt brenda tuneleve.
Aktualisht, trenat më të shpejtë në botë arrijnë shpejtësinë prej 320 km/h – po ashtu në Japoni, si dhe në Francë./gazetametro.net