Në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 38 aksidente, në vetëm 24 orët e fundit, njofton Policia.
Sipas njoftimit të Policisë, nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 12 aksidente kanë rezultuar me të lënduar.
Ndërkaq, siç thuhet në raport, 26 aksidente të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Ndërkohë, është njoftuar se policia ka shqiptuar 946 gjoba trafiku, në 24 orëshin e fundit.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 30 persona, prej të cilëve 20 vazhdojnë të qëndrojnë në mbajtje./gazetametro.net
Aksidente fatale | 000 |
Aksidente me të lënduar | 012 |
Aksidente pa të lënduar | 026 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 946 |
Arrestime | 030 |
Në mbajtje | 020 |
Në vuajtje të dënimit | 006 |