Loading…

38 mijë kosovarë bëhen gjermanë apo austriakë

  • 13/02/2017 | 12:50

38 mijë kosovarë bëhen gjermanë apo austriakë

Sipas statistikave të Kosovës, nga viti 2009 deri në janar të vitit 2017 rreth 38 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e tyre.


Arsyet për këtë janë kryesisht për shkak të shtetësisë së vendeve të tjera që nuk pranojnë dyshtetësinë, e më shpesh kanë ndodhur për të marrë shtetësinë gjermane apo austriake.

Analisti Ramush Tahiri, vlerëson se rritja e vazhdueshme e qytetarëve të Kosovës, të cilët dorëzojnë shtetësinë, është për shkak të rrethanave sociale, sepse, siç thotë ai, njerëzit nuk përfitojnë fare nga kjo shtetësi, përcjell albinfo.ch.

Situata e vështirë ekonomike, mungesa e perspektivës në Kosovë dhe mirëqenia që ata marrin në disa vende të Evropës Perëndimore, janë arsyet kryesore që kosovarët të largohen. Të ardhurat mesatare mujore në Kosovë janë 350 euro, ndërsa në vendet e Evropës Perëndimore mesatarja më e ulët është 1500 euro, thonë sociologët. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë