Loading…

38 vjeçari në Pejë gjendet i vdekur: Policia tregon detajet

  • 20/10/2019 | 12:54

38 vjeçari në Pejë gjendet i vdekur: Policia tregon detajet

Një person rreth moshës 30 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Pejë, sot rreth orës 10:00, shkruan Gazeta Metro.


Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Ka ndodhë një rast në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë sot rreth orës 10:15. Policia e Kosovës është informuar për këtë rast, një person është gjetë pa shenja jete; këtë e ka konstatu ekipi mjekësor.

Tutje, ai ka njoftuar se viktima është i moshës rreth 38 vjeç.

“Deri tani, viktima mendohet të jetë rreth moshës 38 vjeç. Rasti momentalisht është duke u cilësu si hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova.

Sidoqofë, Policia po heton rastin, ndërsa ende nuk dihet se a bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë