Loading…

383’shi, në shkurt

  • 14/12/2016 | 08:13

383’shi, në shkurt

Jo më larg se në shkurt do të realizohet telefonata e parë ndërkombëtare me kodin 383.


Autoritetet kosovare kanë llogaritur se deri atëherë do të bëjnë të gjitha përgatitjet që ta realizojnë momentin historik në telefoni.

Të enjten Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) ka në plan ta publikojë në buletinin e vet informatën për t’ia ndarë Kosovës prefiksin treshifror.

Kjo, pas lejes së marrë nga Serbia. Prishtina zyrtare ka insistuar vazhdimisht se kodi do të jetë shtetëror, ndërsa Beogradi edhe në letërpajtimin që e ka deponuar në ITU ka theksuar se kodi i ndahet “rajonit gjeografik” të Kosovës, së cilës i është referuar me “krahinë autonome”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë