Loading…
4 aksidente hekurudhore në këtë vit në Kosovë, mbi 30 në 2018’ën
  • 22/02/2019 | 22:04

4 aksidente hekurudhore në këtë vit në Kosovë, mbi 30 në 2018’ën

Vetëm këtë fillim vit katër aksidente hekurudhore. Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda pas u godit nga treni dje në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari”.


20-vjeçari i goditur nga treni mbrëmë është operuar në emergjencë nga ekipi i neurokirurgëve kujdestar, ndërsa pas operacionit është transferuar në mjekimin intensiv qendror, kështu bëri të ditur zyra për Informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas dëshmitarëve aksidenti dyshohet të ketë ndodhur derisa i riu kishte zbritur nga një veturë dhe po tentonte ta kalonte linjën hekurudhore. Përderisa po hetohen shkaqet e këtij aksidenti, ajo që dihet është se rastet e aksidenteve në hekurudhat e Kosovës janë shpeshtuar.

Për çdo vit ndodhin rreth 30 aksidente trafiku në hekurudhat e Kosovës. Vetëm në këtë fillim vit kanë ndodhur 4 aksidente ndërmjet veturave dhe trenave.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës në vitin 2017 janë shkaktuar 27 aksidente ndërmjet veturave dhe trenave ku humbën jetën 2 persona, njëri prej viktimave ishte këmbësor, ndërsa në vitin e kaluar kanë ndodhur 31 aksidente, një aksident rezultoi me fatalitet ku vdiqën 3 persona.

Si shkaktari më i shpesht i aksidenteve në hekurudha sipas policisë është pakujdesia.

“Në këto raste të ndodhura gjatë kësaj periudhe kohore ka rezultuar si shkaktarë i aksidenteve pakujdesia e shoferëve të automjeteve dhe pakujdesia e këmbësoreve”, thuhet një përgjigje elektronike për portalin rtv21.tv nga Policia e Kosovës.

Aktualisht, në Kosovë vija të rregullta për transport të brendshëm përmes trenave, ka në relacionin Prishtinë – Pejë, Hani i Elezit – Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

Ndryshe, fillimi i shtrirjes së rrjetit hekurudhor nëpër Kosovë ka filluar në vitin 1874, ku u ndërtua linja e parë hekurudhore në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë