Katër aktivistët e Vetëvendosjes janë liruar nga mbajtja në arrest shtëpiak pas rreth 1 viti.
Në fund të seancës gjykatësi ka miratuar kërkesën e mbrojtjes dhe kështu Atdhe Arifi është liruar nga paraburgimi kurse Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha janë liruar nga arresti shtëpiak, raporton KTV.
Atyre u është zëvendësuar kjo masë me paraqitje në polici.
Katër të apostrofuarit ishin të akuzuar si të dyshuar për sulmin me zollë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. I akuzuar në këtë rast kishte qenë edhe Astrit Dehari, i cili kishte vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren.