Loading…
4 arsye pse duhet të hani sa më shumë kos kur jeni shtatzënë
  • 25/01/2019 | 23:43

4 arsye pse duhet të hani sa më shumë kos kur jeni shtatzënë

Lëndët ushqyese janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e shtatzanisë dhe zhvillimin e fetusit. Fatmirësisht ka mjaft alternativa për ushqimet që gratë mund të zgjedhin për të plotësuar nevojat e tyre gjatë shtatzanisë. Një shembull perfekt për këtë është dhe kosi.

Në përgjithësi gratë shtatzëna mund të kosumojnë vetëm kos të pasterizuar pasi produktet e bulmetit të cilat nuk janë pasterizuara mund të përmbajnë baktere të cilat mund të dëmtojnë nënën dhe fetusin. Megjithëse shumica e markave që tregtojnë këto produkte, përdorin kos të pasterizuar, është shumë e rëndësishme që të lexoni etiketat e produkteve që blini.

Disa përfitime që keni nga konsumimi i kosit gjatë shtatzanisë.

Parandalon pre-eklampsinë
Në një studim të kryer nga “Khon Kaen University” në Tajlandë u zbulua se gratë shtatzëna që konsumonin një dietë të pasur me kalçium, kishim më pak mundësi për tu prekur nga pre-eklampsia, dhe duke qënë se kosi është i pasur me kalçium ai është një mënyrë e mirë për të shtuar sasinë e kalçiumit në dietën tuaj, transmeton per nenat.

Kocka të forta për nënën dhe bebin
Objektivi parësor i shtatzanisë është furnizimi i bebit me lëndë ushqyese pa vënë në rrezik shëndetin e nënës. Dhe kosi, si të gjitha produktet e tjera të bulmetit përmban kalçium i cili përveçse ndihmon në zhvillimin e kockave të bebit, kujdeset edhe që kockat e nënës të jenë të forta për të përballuar peshën e shtuar gjatë shtatzanisë.

Lehtëson simptomat inflamatore
Kosi është i pasur gjithashtu edhe me probiotikë. Një nga përfitimet e konsumit të këtyre probiotikëve është aftësia e tyre për të qetësuar simptomat inflamatore. Në një studim të kryer së fundmi, konsumimi i kosit rezultoi të ishte efektiv në lehtësimin e simptomave inflamatore në 70% të rasteve.

Parandalon rezistencën ndaj insulinës
Me ndryshimet që ndodhin në trupin e gruas gjatë shtatzanisë ai ka tendencën të zhvillojë një rezistencë ndaj insulinës. Por për shkak të sasisë së lartë të probiotikëve që kosi përmban, ai bën të mundur mbajtjen e një niveli konstant të insulinës në gjak.

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë