Boga është trevë malore në Veri -Perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare.
Në Bogë mund të gjesh përzierje të pazakontë të natyrës, historisë dhe aventurës. E karakterizuar nga ujëvarat, liqenet glaciale, shpellat, majat e larta e tunelet.
Në dimër, ata që e duan natyrën dhe borën, duhet patjetër ta vizitojnë.
Përveç skijimit që është një atraksion në vete, vizitorët mund të vizitojnë edhe disa pjesë të njohura të këtij vendi.
Çfarë duhet vizituar nëse shkoni në Bogë
Guri i Kuq, Qafa e Qyqes, Hajla, janë pjesë të Bogës nga ku mund të soditen të gjitha mrekullitë e këtij regjioni.
Një tjetër atraksion dhe pjesë e veçantë është edhe Via Ferrata apo rruga e hekurt, që është e vetmja e këtij lloji në Ballkan.
Maja më e lartë është (2403 m) por rëndësi dhe interes paraqet edhe Qafa e Qyqes nga e cila mund të soditet i tërë qyteti i Pejës.
Nga Guri i Kuq (1522 m) shihen si në pëllëmbë të dorës: Gjeravica, trekufiri Boriqë, Maja e Marashit, Maja e Hekurave, Shkëlzeni dhe Liqeni i Plavës.
Volujaku është po ashtu një maje e lartë (2014 m). Në kilometrin e katërt gjendet via fërrata apo “Rruga e Hekurt” e vetmja në Ballkan.
Në Bogë, mund të gjeni shtëpi prej druri të cilat janë mjaft të përshtatshme për qendrim. Gjithashtu edhe restaurante e ushqim tradicional shqiptar, që do t’ju bëjë ta mbani gjatë në kujtesë këtë vend./gazetametro.net