Loading…

4 arsye shumë interesante pse jeni duke e shmangur punën

  • 22/10/2022 | 09:19

4 arsye shumë interesante pse jeni duke e shmangur punën

Pavarësisht justifikimeve tuaja, e vërteta është se nuk jeni duke e shmangur punën sepse jeni dembelë. Ka 4 arsye të tjera që ju shtyjnë drejt shmangies së përgjegjësive gjatë orarit të punës.

1. Thjesht nuk të shijon më puna që bën

Eshtë kaq e thjeshtë. Nëse ajo çfarë bëni për 70 orë në javë ju pëlqen nuk do të ishim duke bërë këtë diskutim. Për njerëzit që nuk i motivojnë interesat e tyre e lidhin punën me ndjesinë e përgjegjësisë dhe detyrimit- dy lloj ndjesish që nuk të motivojnë kurrë për të bërë diçka mirë.

Pra është lehtësisht e dukshme kur ti punon se të pëlqen puna dhe jo sepse thjesht ke përgjegjësinë për ta bërë. Nëse është kjo e dyta, shpejt do ta gjeni veten duke shmangur detyrat.

2. E ndjen që je larguar nga kultura e të punuarit fort

Për ta ndërlikuar më tej këtë çështje, njerëzit me karrierë prestigjoze dhe ambiciozë zakonisht janë rritur në një kulturë familjare ose arsimore që e normalizon jetën e monopolizuar nga karriera.

Vjen një pikë që ti dëshiron të ndalosh, të bësh një pauzë nga karriera për t’u marrë me aspekte të tjera të jetës dhe në këtë moment duket sikur diçka nuk po shkon me ty.

Ndihesh në siklet me veten që nuk je në gjendje t’i përshtatesh  standardit të vendosur nga ambjenti që të ka rrethuar, duke harruar se prioritetet ndryshojnë.

3. Ke frikë të bësh gabime

Pritshmëritë e larta e të kota shkaktojnë probleme dhe komplekse emocionale që pengojnë zhvillimin profesional. Gabimet e para si dështime dhe që trajtohen si të tilla shkaktojnë frikë dhe dëshirë për t’u shmangur.

4. Problemi është puna

Nëse vazhdimisht po sforconi veten për të ndjerë që po punoni shumë, lejojeni veten ta konsideroni mundësinë që ju vërtetë po punoni shumë, por pritshmëritë që keni vendosur s’janë realiste. Një mënyrë tjetër të thëni është se duhet të kuptoni që s’jeni ju problemi, mund të jetë puna juaj. Ndoshta s’po bëni punën që doni, s’keni ambient që ju frymëzon apo kultura e punës është thjesht toksike.

Herën tjetër që do ta përkufizoni veten si dembele në punë, përpiquni të lini pak hapësirë për ta kuptuar pse po ju ndodh kjo në vend që të kaloni menjëherë në akuza.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: info[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë