Loading…
4 arsyet pse ju tingëllojnë shpesh veshët
  • 15/05/2019 | 23:43

4 arsyet pse ju tingëllojnë shpesh veshët

Të gjithë e kemi përjetuar atë zhurmë, me intensitet të lartë dhe të ulët, irrituese dhe që të shkatërron nervat ndonjëherë.Tingëllima në vesh mund të ketë shkaqe të ndryshme, por 4 prej tyre janë shumë të zakonshme, trasnmeton Gazeta Metro.


1. Nëse keni qenë në party, koncerte të ndryshme, pasi të dilni që aty veshtët do t’ju tingëllojnë gjatë. Deri sa të vijnë sërish në vete. Nëse dëgjoni një zhurmë mbi 80 decibel për një periudhë të gjatë kohore, mund të përfundoni me humbjen e dëgjimit. Disa shembuj: alarmet, zilet e derës, boria e makinës, këto prodhojnë një zhurmë prej 80 decibelësh.

2. Kur diçka nuk shkon me trupin tuaj, ose keni dhimbje koke, veshtët tuaj do të fillojnë të tingëllojnë. Nëse nuk flini mjaftueshëm, mund të prekeni nga migrena dhe kjo sëmundje shkakton tingëllimë të veshëve. Edhe gripi, mund të shkaktojë tingëllimë të veshëve. Një mënyrë për të zvogëluar sasinë e mukusit është avullimi. Shto piper ose eukalipt për ujin me avull për një efekt edhe më të mirë.

3. Edhe dylli i veshit shkakton tingëllimë të veshit. Për të zhdukur sasinë e tepërt të dyllit të veshit, mund të shkoni te mjeku juaj dhe të pastroni veshët. Kjo mund të jetë mënyra më e shpejtë për të hequr qafe tringëllimën në vesh.

4. Tensioni i lartë i gjakut, shkakton tingëllimë të veshit. Për ta larguar atë, duhet të ulësh tensionin e gjakut. Këtë mund ta bëni duke ngrënë më pak sheqer dhe kripë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë