Loading…

4 artistë që i urrejnë albumet e tyre

  • 22/08/2019 | 19:11

4 artistë që i urrejnë albumet e tyre

Bendet e famshme kanë në disko grafinë e tyre edhe gabime që ju ndodhën për një arsye apo tjetër, shumë prej tyre nuk zgjedhin të i pranojnë këto gabime, disa prej tyre nuk ishin aq të ngurruar për të i pranuar dështimet e tyre, mes tyre edhe rok bende legjendare si The Beatles e U2 dhe artistë si Prince, transmeton Gazeta Metro.


Oasis: Be Here Now(1997)

Në mes të nëntëdhjetave ngritja e bendit Oasis ishte shpejtë dhe kaotike. Noel Gallagher kishte përgatitur një tubë të madhe këngësh që i mbushën dy albumet e para me hite dhe ngriti aq shumë pritjet. Më 1997 Oasis publikoi albumin Be Here Now aq shumë të kritikuar kur ndoshta do të duhej të  pushonin.

Në vitin 2016 vet Noel Gallagher e pranoi se tani pasi që sheh prapa ndoshta do të duhej të mos e regjistronin ato këngë atëherë. Gallagher kishte thënë kisha humbur dëshirën për muzikë nuk kishte më kuptim.

The Beatles – Let It Be (1970)

As The Beatles nuk ishin imunë ndaj një pikë pendimi. Albumi i tyre i fundit Let It Be u përball me kritika nga të gjithë mediat atëherë se si epitafi ishte në gur prej kartoni deh kritikuan producentin Phil Spector.

John Lennon kishte thënë për përvojën e regjistrimit të albumit se ishte mizëri, ishte njëri prej arsyeve që The Beatles u ndanë.

Në vitin 2003, Sir Paul McCartney e ripërpunoi albumin edhe një herë, tani të quajtur Let It Be…Naked.

Prince – The Black Album (1987)

Ekscentriku Prince jo që nuk i pëlqente aranzhimi apo se ishte shumë i gjatë, ai thjeshtë mendonte se albumi The Black album ishte i ligë dhe refuzonte ta publikonte.

Albumi fillimisht ishte regjistruar pas albumit mjeshtëror Sign O’ the Times dhe kishte shënjestër publikun e afrikano-amerikanë pas të parit që kishte tërheqje të një publiku të gjerë.

Më 1994 kompania Warner përfundimisht e publikoi albumin por artisti i njohur si Prince atëherë vazhdoi ta mbante distancën ndaj albumit të ‘xhindosur’.

U2 – Pop (1997)

Bendi irlandez i njohur që theu rekorde shikueshmërie shpesh me koncertet ekstravagante të shumta dhe të njohur për aftësinë e përshtatjes me kohën dhe eksperimentimin me zhanre dhe teknologji e religjion të gjitha në një, ngecën në eksperimentimin me albumin Pop.

Këngëtari i bendit U2, Bono kishte thënë se “Pop kurrë nuk e pati rastin të përfundohej si duhet, në të vërtetë është demo xhirimi më i shtrenjtë në histori të muzikës”.

Albumi mund të mos ishte kryer si duhet por U2 vazhdoi turneun atëherë revolucionar në skenën e muzikës me ekrane gjigante, të teknologjisë të paparë më herët, që ishte emëruar atëherë si Star Wars i rok koncerteve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë