Loading…

‘4 ditë të paimagjinueshme në qytetin tim’: Dua Lipa e ekzaltuar me Prishtinën

  • 08/08/2022 | 17:50

‘4 ditë të paimagjinueshme në qytetin tim’: Dua Lipa e ekzaltuar me Prishtinën

Këngëtarja shqiptare me renome botërore , Dua Lipa, prej disa ditësh është duke qëndruar në Kosovë. Ajo ka shpërndarë sot foto e video në konton e saj nga festivali ku u kënaq si duket.


Kjo për shkak të festivalit “Sunny Hill”, që organizohet për vitin e tretë me radhë nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

Ajo performoi në natën e parë të këtij festivali, ndërkohë që ka ndjekur edhe netët e tjera me artistë të shumtë botëror.

26-vjeçarja ka shpërndarë së fundmi disa momente të veçanta nga “Sunny Hill”, ku shfaqet së bashku edhe me të motrën, Rinën dhe të vëllanë, Gjinin.

Krijuesja e hitit “One Kiss” po ashtu në koleksion ka publikuar edhe imazhin ku bën shqiponjën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim”, ka shkruar ajo.

Këtë vit performuan këngëtarë të mëdhenj si: Diplo, Burak Yeter, DJ Regard, J Balvin, Aj Tracey etj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë