Koncerti ‘4 Duar 1 Piano’ është bashkëpunimi i dytë pianistik mes Tringës dhe Pierre, i cili vjen më 10 maj me fillim nga ora 20:00.
“4 Duar 1 Piano” është koncerti i pianistes kosovare Tringa Siqeca dhe pianistit/kompozitorit nga Luksemburgu, Pierre Weber. Ky koncert do të mbahet në kryeqytet në sallën e Filharmonisë së Kosovës, ku kjo duo pianistike do të interpretoj vepra nga Schubert dhe Dvorak, si dhe pjesë solistike të kompozuara nga Pierre Weber, shkruan KultPlus. Koncerti ‘4 Duar 1 Piano’ është bashkëpunimi i dytë pianistik mes Tringës dhe Pierre, i cili vjen më 10 maj me fillim nga ora 20:00.
ringa Siqeca u lind në qytetin piktoresk të Prizrenit, ku në moshën 8 vjeçare fillon mësimet e para të pianos në klasën e prof. Lule Elezit, me të cilën ishte deri në mbarimin e shkollës së mesme të muzikës, roli i së cilës ishte vendimtar në zhvillimin e saj artistik. Studimet e mëtejme, në vitin 2010, i vazhdoi për Piano në programin Bachelor në Universitetin e Arteve në Tiranë, në klasën e prof. Anita Tartarit (Artiste e Merituar), ku edhe u diplomua në korrik të vitit 2013 me vlerësime më të larta nga komisioni, e para nga gjenerata e saj.
Në vitet 2008-2013 ka ndjekur masterkurse për piano me profesorë më të famshëm në Europë dhe më gjerë si Paul Badura-Skoda (Vjenë), Paul Gulda (Vjenë), Rolf Plagge (Salzburg), Fausto Di Cesare (Itali), Mami Morimoto (Japoni), Masahi Katayama (Japoni), Susanna Spaemann (Vjenë), Ardita Statovci(Kosovë/Austri), etj.Gjithashtu ka ndjekur puntori të ndryshme arstistike si: JazzPiano (Berthold Foeger, Vjenë), Mental Practising for Musicians (Johannes Tappert, Gjermani), Improvisation (Jorge Sanchez-Chiong, Venezuelë), Breathing and voice for pianists (Anette Goeres, Berlin).
Ka koncertuar në Kosovë, Austri dhe në gusht të vitit 2013 ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Festivalin për të rinj̈ “Love2Live”në Pragë (Çeki).
I lindur në 1972, Pierre Weber, djalë i jugut industrial të Luksemburgut, tregoi talent të hershëm muzikor dhe që në moshë të vogël u formua në muzikë klasike në konservatorë në Luksemburg dhe Francë. Fillimisht synonte për një karriere si pianist koncertesh, sidoqoftë ideja e të përsëriturit të muzikës së shekujve të kaluar nuk iu duk fort tërheqëse, dhe e ndali atë rrugë ne moshën 21 vjeçare. Studioi pastaj drejtësi, e më pas psikologji dhe nisi karrierën në fushën e zhvillimit ndërkombëtar dhe diplomacisë, duke shërbyer edhe si përfaqësuesi i Luksemburgut në Republikën e Kosovës.
Sidoqoftë, është e vështirë te vdes dashuria e parë, dhe pas një ndalesë 15 vjeçare Pierre i kthehet serish muzikës, këtë herë me qëllim për të krijuar dhe performuar muzikë të re. Kompozimet e tij dallohen nga freskia e krijimit melodik dhe logjikë harmonisë, e shoqëruar me përmasa klasike. Një pjesë e madhe e krijimeve të tij është muzikë korale, pasi asnjë medium tjetër nuk mund ta prekë shpirtin aq thellë. Në qendër të gjuhës muzikore të Pierrit është kërkimi i apasionuar për të bukurën, dhe dëshira për të arritur një grimcë të hyjnores.