Loading…
4 fakte magjike pse duhet të pijmë ujë në mëngjes
  • 16/02/2019 | 11:54

4 fakte magjike pse duhet të pijmë ujë në mëngjes

Pirja e ujit në mëngjes është mrekulli. Mos mendoni se duke pirë lëngje të tjera e kompenzoni magjinë e pijes numër 1 në botë, transmeton Gazeta Metro.


Ju tashmë e dini se konsumimi i 7 deri 8 gota ujë çdo ditë është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj. Por, është edhe më e rëndësishme të pini një gotë uji sapo të zgjoheni në mëngjes, sepse kjo mund të ndihmojë në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, dhimbjet e ndryshme, astmën dhe madje edhe kancerin, njofton Klan Kosova.

Për shkak të faktit se 70% e trupit të njeriut përbëhet nga uji, pirja e ujit gjatë ditës është thelbësore.

Gjaku dhe muskujt përbëhen gjithashtu nga më shumë se 70% ujë. Uji mundëson pastrimin e trupit në mënyrë që absorbimi i lëndëve ushqyese të jetë më i mirë.

Të mirat e konsumimit të ujit në mëngjes:

1. Konsumimi i ujit esëll në mëngjes mundëson prodhimin e hematopoiesis ose që ndryshe quhet edhe “gjak i ri”. Ky proces ndihmon në shëndetin e përgjithshëm dhe mund të ndihmojë edhe në shërimin e disa sëmundjeve.

2. Uji largon toksinat nga gjaku që në fund rezulton me lëkurë të shëndetshme, të butë dhe rrezatuese.

3. Uji nëse konsumohet esëll ndihmon edhe në shërimin e disa sëmundjeve. Ndihmon në pastrimin e trupit, me problemet menstruale, kancerin, të vjellat, infeksionet urinare, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e syrit, diarresë, dhimbjet e kokës, tuberkulozit dhe të tjerëve.

4. Ndihmon në humbjen e peshës.

Konsumimi i ujit në mëngjes, si gjëja e parë që bëni sapo të hapni sytë, duhet të jetë rutina juaj e përditshme.

Siç shkruan bota.al, mjekët rekomandojnë që të konsumoni një gotë me ujë një orë para se të hani mëngjes.

Nëse konsumoni 5-6 gota ujë në mëngjes në fillim duket shumë e vështirë. Por nëse këtë e ktheni në shprehi, me kohë do të bëhet më e lehtë, njofton Klan Kosova. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë