Loading…

4 gabimet më të shpeshta në përdorimin e ilaçeve

  • 23/11/2022 | 09:25

4 gabimet më të shpeshta në përdorimin e ilaçeve

Jeni zgjuar me dhimbje dhëmbi ose dhimbje të muskujve? Është mjaft e lehtë… Ju vetëm hapni kutinë e ilaçeve, i konsumoni dhe prisni që ajo të kalojë. Pa lexuar etiketën.


Është vetëm një nga gabimet shumë të zakonshme shëndetësore që shumica prej nesh bëjnë. Në të vërtetë ka një mori gjërash që bëjmë gabim pa e kuptuar. Ekonomia Online ju sjell në këtë artikull disa nga gabimet më të shpeshta:

Përdorni ilaçe të cilave u ka skaduar afati

Këto mund të jenë shumë të rrezikshme. Mund të mos e kryejnë efektin e tyre, e disa prej tyre madje shkaktojnë edhe dëme.

Përjetoni efekte anësore që lehtësisht mund të largohen

Pothuajse të gjitha ilaçet shkagojnë efekte anësore. Megjithatë të paktën 44% e këtyre efekteve anësore, si vjellje, dhimbje koke etj, mund të eliminohet në qoftë se ndryshoni ilaçin tuaj me një të ngjashëm që ka efektin e njëjtë.

Harroni të pini ilaçet në orar

Në qofte se nuk përdorni tërë sasinë e antibiotikëve të përshkruar, infeksioni shumë lehtë mund të kthehet.

I mbani ilaçet në dollapin në tualet

Lagështia dhe nxehtësia në tualet dëmton përbërësit e ilaçeve, kështu duke i bërë më pak efektiv.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë