Loading…

4 gënjeshtra për shëndetin që gjithmonë i kemi besuar

  • 24/01/2017 | 21:01

4 gënjeshtra për shëndetin që gjithmonë i kemi besuar

Janë disa ‘mite’ që gjithmonë i kemi besuar lidhur me shëndetin. Se sa e dobishme është molla, apo sheqeri te fëmijët,e shumë të tjera, por në fakt ato nuk janë plotësisht të vërteta.


Ja disa nga to që gjithmonë i kemi ditur ashtu por që nuk janë të vërteta:

1. Analizat e gjakut duhe të bëhen esëll

2fae7c9ff2d63741ba7c8f3d2613f372_puhia
Në fakt janë kryer disa kërkime nga një grup mjekësh, të cilat kanë treguar kotësinë e këtij fakti. Qelizat e kuqe të gjakut, hekuri, acidi urik, shumë përbërës të tjerë të gjakut, por edhe përqindja e sheqernave dhe proteinave në urinë mbetet në të njëjtin nivel edhe pas një vakti ushqim. Edhe shkalla e kolesterolit, nuk duket të ndryshojë nën ndikimin e ushqimit.

2. Spinaqi ju bënë më të fortë

popeye-spinach1
Spinaqi përmban hekur, por jo në doza kaq shumë të larta se sa perimet e tjera. Kjo ide buron që nga viti 1890, kur disa studiues mjekësor amerikanë publikuan përmbajtjen e hekurit te perimet, dhe një gabim shtypi,një presje në vendin e gabuar, e bëri spinaqin me përmbajtje hekuri 10 herë më e madhe se sa është në të vërtetë. Ky gabim u vërejt pas disa dekadash, por ndërkohë  filmi i animuar Popeye dhe ushqimi i tij i preferuar kishin pushtuar botën.

3. Një mollë në ditë mban larg mjekun

fooddoctorpicnew
Është e vërtetë se molla përmban fibra dhe vitaminën C, të dyja thelbësore për shëndetin tonë. Mirëpo, këto dyja nuk janë të vetmet për të cilat organzimi ynë ka nevojë, edhe nëse viruset ose bakteret kërcënojnë sistemin tonë imunitar, nuk është molla ajo që do të bëjë diferencën.

4. Sheqerit i bën fëmijët më hiperaktivë

pretty-little-female-child-eating-dish-full-of-candy-caramel-and-sweet-food-in-sugar-abuse-and-unhealthy-diet-04
Janë kryer studime të shumta shkencore për të verifikuar këtë teori popullore, por nuk janë gjetur prova që ta konfirmojnë atë, por ajo që kuptohet nga kjo është se dozat e tepruara të sheqerit dëmtojnë shëndetin, dhe nuk e ndihmon aspak shëndetin e fëmijëve. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë