Loading…

4 karakteret e njerëzve të dehur

  • 09/04/2017 | 21:45

4 karakteret e njerëzve të dehur

Në botë ekzistojnë 4 tipe të njerëzve të dehur? A e keni menduar ndonjëherë se cilit grup i përkisni ju?
Të gjithë njerëzit kanë dëshirë që ndonjëherë të pinë ndonjë gotë birrë, verë, raki etj. Sigurisht që e keni vërejt se disa nga shokët tuaj bëjnë gjeste të ndryshme kur janë të dehur, disa qeshin shumë, disa flasin me njerëz të panjohur, disa të tjerë duan të përlahen me të gjithë, dhe në fund janë ata të cilët nuk pinë fare!


Hulumtuesit e universitetit të Missourit në SHBA, kanë bërë të ditur që ekzistojnë 4 tipe të njerëzve të dehur dhe ata ndahen kështu: Mary Poppins, Ernest Hemingway, Nutty Proffesors, Mr. Hydes.

Grupi më i madh i njerëzve rreth 40% janë në grupin e Ernest Hemingway’it- shkrimtarë i famshëm i cili njihej se mund të pinte sasi të shumtë të alkoolit dhe të mos i ndikojë asgjë. Njerëzit e këtij grupi nuk e ndërrojnë personalitetin kur pinë alkool.

Grupi i Mary Poppins janë njerëzit të cilët bëhen shumë të lezetshëm kur pinë alkool dhe përshtaten në të gjitha situatat.

Grupi i Nutty Proffesors janë njerëzit të cilët kanë natyrë të mbyllur dhe fillojnë të hapen pasi të pinë alkool dhe në atë gjendje mund ta shohim anën e tyre shoqërore.

Në fund është grupi i Mr. Hydes në të cilin përkasin njerëzit të cilët kur janë të dehur janë shumë agresiv.

Pra, cilit grup i takoni ju?!/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë