Loading…

4 këshilla për të shmangur lotët kur qëroni qepët

  • 29/11/2022 | 19:39

4 këshilla për të shmangur lotët kur qëroni qepët

Kur duhet të presim një qepë, e dimë se do të derdhim disa lot.


Qepa është një përbërës kyç në shumë receta dhe për këtë arsye nuk mund të heqim dorë nga ajo. Shihni më poshtë katër këshilla për të shmangur lotët teksa po prisni qepët:

1. Përpara se të filloni të gatuani, hapni dritaren e kuzhinës për të ajrosur më mirë hapësirën dhe për të shmangur lotimin.

2. Është shumë e rëndësishme të përdorni një thikë të mprehtë. Nëse është profesionale, edhe më mirë. Kjo do ta presë më mirë qepën dhe do të çlirojë më pak kimikate që formojnë gaz.

3. Padyshim, këshilla më efektive është mbajtja e syzeve speciale. Ndonëse mund të duket qesharake, syzet e notit do të kenë të njëjtin efekt.

4. Qepët mund t’i ruani në frigorifer dhe gjysmë ore para se t’i përdorni vendosini në ngrirje. Kjo do të zvogëlojë pak lotët tuaj, por është një këshillë mjaft e diskutueshme pasi është më pak efektive nga të tjerat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë