Poezia është gjini letrare, ku porosia e poetit zakonisht shprehet me vargje. Si e tillë është shumë e pëlqyer nga lexuesit, sidomos poezitë e Pushkini, Maya Angelou, Rumit, etj, duhet patjetër të jenë në listen e poezive që duhet t’i lexoni, trasnmeton Gazeta Metro.
Poezia ndërthur figura stilistike siç janë rima, metafora, krahasimi, hiperbola, litota etj. Konsiderohet se poezia është lloji më i vjetër i krijimtarisë letrare.
Më poshtë ju sjellim 4 përmbledhje poezisht që do mund t’i zgjidhni për t’i lexuar gjatë muajit shkurt:
1.“Bridge to the soul”, Rumi
Kjo përmbledhje me poezi është për ata lexues të cilët kanë dëshirë që nëpërmjet poezisë të meditojnë dhe të çlirojnë ndjenjat e tyre, libri “Bridge to the soul” (Ura drejt shpirtit) është i duhuri për t’u lexuar.
2. “The Complete Poetry”, Maya Angelou
Autorja këtë libër e ka shkrujatur për t’i ikur realitetit dhe problemeve të rënda që kishte gjatë jetës së saj. Ndërkaq, sipas kritikut Harold Bloom: “Maya Angelou të krijon një ndjenjë të veçantë kur i lexon poezitë e saj… çfarë e bën atë të veçantë është dinamika që përdor në ritmin e poezisë”.
3. “Love Poems”, Alexander Pushkin
Autori e ka mjeshtëruar artin e poezisë dhe këtë karakteristikë mund ta vërejmë tek vepra e tij “Love Poems” (Poezitë të dashurisë), e përkthyer në gjuhën angleze nga Roger Clarke.
4. “Poezi”, Fernando Pessoa
Përkthyesi Lisandri Kola ka përdorur disa nuanca të dialektit gegë, në mënyrë që poezitë të kenë më rrjedhshmëri dhe që shprehjet filozofike të autorit të jenë më të lehta./gazetametro.net