Loading…

4 mënyra si ta përdorni ujin e makaronave

  • 28/05/2017 | 18:33

4 mënyra si ta përdorni ujin e makaronave

Makaronat janë një ndër gatimet më të shijshme dhe më të thjeshta për t’u përgatitur. Zakonisht ato gatuhen me ujë të kripur.


Ndodh ndonjëherë që të mbetet pak lëng dhe ju me siguri e hidhni poshtë. Por, ky lëng është shumë i dobishëm dhe mund ta përdorni për shumë gjëra. Ja disa mënyra se si ta përdorni:

  • Për përgatitjen e salcave dhe pestos

Ky lëng është i përsosur për të përgatitur salcat për shkak të shijes së mirë që ai ka.

  • Përdoreni për të bërë brumin e picave dhe bukën

Brumi i picës dhe i bukës përgatitet me ujë të kripur dhe maja. Por, tashmë me lëngun e mbetur të makaronave problemin e keni të zgjidhur.

  • Shtojuni shijen bishtajoreve

Thjerrëzat, fasulet, bizelet dhe të gjtiha llojet e bishtajoreve janë shumë të dobishme për sistemin imunitar. Gatuajini ato me lëngun e mbetur të makaronave për t’i bërë shumë herë më të shijshme.

  • Përdoreni për flokë të dëmtuara

Masazhoni kokën me lëngun e makaronave për të përmirësuar flokët e thatë dhe të dëmtuar. Më pas lajini flokët si zakonisht me shampo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë