Loading…

4 metoda natyrale për parandalimin e trashjes së gjakut

  • 26/06/2019 | 14:50

4 metoda natyrale për parandalimin e trashjes së gjakut

Ekzistojnë disa produkte natyrale që mund t’i përdorni për hollimin e gjakut, trnasmeton Gazeta Metro.


Trashja e gjakut konsiderohet si një gjendje e rrezikshme, pasi që direkt çon në sëmundje të ndryshme të zemrës.

Disa nga produktet dhe pijet që mund të përdoren për të holluar gjakun janë:

1.Shafrani i Indisë

Tanimë dihen vlerat ushqyese të tumerikut. Ai ka disa përbërës që kanë veti anti-inflamatore dhe anti-koagulante. Sipas një studimi të bërë në vitin 2015 përdorimi i përditshëm i tumerikut ka përafërsisht efektin e një bari që përdoren kundër koagulimit të gjakut.

2.Xhenxhefili

Është një produkt tjetër me veti anti-inflamatore, i cili konsiderohet si një aspirinë natyrale.

3.Vitamina E

Vitamina E, e zvogëlon koagulimin e gjakut në mënyra të ndryshme. Efektet e vitaminës E varen nga sasia që konsumohet. Njerëzit që trajtohen me barna kundër koagulimit duhet të shmangin përdorimin e dozave të larta të vitaminës E. Disa nga ushqimet që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës E janë: bajamet, vaj luledielli, fara luledielli, dhe misri.

4.Hudhra

Edhe hudhra njihet për vetitë e saj anti-koagulante dhe anti-inflamatore, prandaj nëse dëshironi të shmangni trashjen e gjakut me metoda natyrale hudhra është një zgjidhje e mirë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë